Memorandum Kuvendit, Ligji i ri i arsimit të lartë, Fuga paralajmëron memorandum me 200 firma kundër

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht garancive që jep qeveria për ligjin e ri të arsimit të lartë, akademikët janë në prag të firmosjes së një memorandumi kundër tij. Shefi i Departamentit të Gazetarisë në UT, Artan Fuga, thotë se memorandumi do të ketë 200 firma të pedagogëve dhe do ti dërgohet Kuvendit.
?Ajo që bëjmë me ligjin e ri është krijimi i Universiteteve publike të pavarura dhe heqja e Universiteteve fitimprurëse? deklaroi kryeministri Rama në takimin e Ministerialit rajonal të arsimit me 2 korrik.
Por garancitë verbale të Kryeministrit nuk kanë arritur të bindin një përfaqësi të gjerë të botës akademike, të cilët janë në prag të hartimit një dokumenti që do të përmbledhë një sërë kundërshtimesh për draftin e qeverisë për arsimin e lartë.
Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Artan Fuga, paralajmëron një memorandum me 200 firma, të cilin pritet t?ia dorezojë Kuvendit.
Ora News kontaktoi me akademikun dhe ai tha se në fillimin e javës së ardhshme do të behet publik edhe qëndrimi i tyre për këtë memorandum.
Por cilat janë pikat që kundërshtohen në draftin e ligjit për arsimin e lartë?
Akademikut Fuga sqaron në një postim në rrjetin social në fb se Universitetet publike të pavarura do të shndërrohen në prodhim letrash pa vlerë që quhen diploma.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-ri-i-arsimit-te-larte-fuga-paralajmeron-memorandum-me-200-firma-kunder/

Share This Video


Download

  
Report form