Hyrja në fuqi e Ligjit të Arsimit të Lartë ka penalizuar rreth 3500 infermierë, të cilët edhe pse kanë përfunduar ciklin e studimeve 4-vjeçare, nga viti 2002 deri në 2006, nuk u njihet diploma master, por Bachelor, njëlloj me ata që përfundojnë aktualisht sistemin 3-vjeçar.
Pasojat më të mëdha i vuajnë ata që janë të punësuar në sistemin publik, që përveç uljes së pagës do të duhet të kthejnë mbrapsht paratë që kanë marrë shtesë për nivelin e diplomës.
Përballë kësaj situate, Ministria e Arsimit shprehet se nuk ka asnjë abuzim, por është thjeshtë vënia në zbatim e Ligjit të Arsimit të Lartë. Për t'i dhënë zgjidhje të mëtejshme këtij ngërçi, Urdhri i Infermierit ka propozuar krijimin e një programi shtesë për këtë kategori që ka mbetur mes dy diplomave.