Rreth 30 biznese në zonën bregdetare të Velipojës këto ditë kanë mbetur pa energji elektrike pasi rezultojnë debitorë.
Aksioni ka ardhur në 3 ditë me radhë dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit korrik. Drejtori i OSHEE për zonën Gasper Volaj tha se aksioni i muajt maj ka dështuar pasi pronarët nuk kanë qenë afër bizneseve të tyre ndaj ky aksion po merret këto ditë.
Bizneset në zonën e Velipojës gjatë këtyre ditëve do të kenë inspektime të njëpasnjëshme duke shkëputur energjinë elektrike për ata subjekte që janë debitore. Volaj ndonëse nuk dha shifra të sakta tha se shuma që rezulton debi në Velipojë është e konsiderueshme.