BERAT- 15 ditë më parë 54-vjecari, Pëllumb Toksa, u prangos nga policia e Beratit në akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa familjarët e tij e cilësojnë arrestimin e tij si të paligjshëm.
Familja e 54-vjeçarit nga fshati Sinjë i Beratit, pohon se kryefamiljari u prangos nën akuzën e kultivimit të 206 bimëve rrënjë narkotike në bahçen e tij.
Xhulieta, bashkëshortja e Pëllumbit, teksa kërkon lirimin e të shoqit, pohon se bima e mbjellë nga bashkëshorti i saj nuk është kanabis sativa, ndërsa shton se bima as nuk u ekzaminua dhe as nuk u asgjësua nga policia.
Ylmi Balliu një nga specialistët e bujqësisë në rrethin e Beratit shprehet se bima e gjetur në bahçen e Pëllumb Toskës quhet "Bift" dhe përdoret nga banorët e zonës kryesisht për gatime.
Deri sa policia të zbardhë këtë ngjarje 54-vjeçari do vazhdojë të qëndrojë prapa hekurave.