Në emisionin "Pasdite me Botërorin", nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin, majmuni Iva e ka bërë parashikimin për ndeshjen kryesore të ditës së sotme mes Anglisë dhe Italisë.
Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes. Për sfidën e sotme Iva ka parashikuar fitoren e Italisë. Tashmë mbetet për t'u parë nëse edhe këtë herë do i dali parishikimi.
Dje majmuni Iva zgjodhi ngjyrat e 'tulipanëve' duke parashikuar fitoren e Holandës përballë kampionëve të Europës dhe Botës në fuqi, Spanjës. Ndeshje e cila përfundoi me rezultatin e thellë 5-1 për 'tulipanët'