Superoperacioni i antidrogës , pamjet e ndërhyrjes së RENEA-s në Vilën e G.Çelës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Ministria e Brendshme publikon videon e ndërhyrjes së forcave RENEA në vilën luksoze të Gëzim Çelës në aksin kryesor Laç- Fushë Krujë, në krah të rrugës që të çon në Patok, ku fshihej droga, mijëra euro dhe snajperë.
Mes rrobave dhe batanijeve në dollapët e shumtë fshiheshin automatikët snajper, në sirtarët e çorapeve pistoletat, ndërsa plumbat fshiheshin brenda bidonëve 5 litroshë.
Në një nga dhomat e shumta të vilës ishte vendosur ngarkesa e hashashit, rreth 100 kg e paketuar në pako 1 kg, ndërsa disa ishin bërë gati për tu marrë në valixhe.

Në një cep ishte dhe paisje për stampim lëndë narkotike të llojit "cannabis sattiva", pasije për përzierje të lëndëve narkotike heroinë, kokainë.
Në koridore ishin hapur vrima për kasaforta apo vëende të fshehta, ku mund të jenë gjetur edhe 143 mijë eurot si dhe disa sende me vlerë si ora dore, bizhuteri të sekuestruara nga policia.
Në një dhomë tjetër kishte edhe bidonë me "arsenik", mbi 200 kg që shërben si prekusor për lëndën narkotike të llojit "kokainë" ndërsa në oborre disa autovetura të markave të ndryshme ishin të parkuara.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS