http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa pamje amatore tregojnë momentin e ndërhyrjes se policisë për te nxjerre jashtë godinës se Fakultetit te Infermierisë, studentet greviste. Mëngjesi i se dieles, shënoi përfundimin e grevës 24 oreshe te urisë, te studenteve te transferuar nga universitet e mbyllura private drejt shtetit. Kjo greve e 32 studenteve behej per uljen e tarifes universitare, qe për këtë target grup shkonte nga 4-7 fish me shume se sa studentet e universiteteve shtetërore. Ndërsa grevistet pretendojnë se policia i ka dhunuar fizikisht, ku shume prej tyre kane përfunduar ne spitale. Ndërkohë qe ambientet e fakultetit te infermierisë i janë rikthyer studenteve te cilët janë me sezon provimesh dhe nuk janë lejuar te zhvillojnë provimet. Megjithe këtë ndërprerje te grevës studentet greviste te kontaktuar nga Vizion Plus thonë se nuk do te dorëzohen, derisa zëri i tyre te dëgjohet e te ketë një reflektim nga ana e Ministrisë se Arsimit për tarifat e papërballueshme qe ata duhet te paguajnë. Ndërkohë qe Ministria e Arsimit thotë se këtyre studenteve gjithçka i është bere e ditur qe ne fillim te transferimit te tyre, se tarifa universitare do te ishte një mesatare e pagese bere ne privat.