Tirane- Debatet e muajve të fundit mbi komisionet hetimore parlamentare, kanë bërë që mazhoranca dhe opzoita të shikojnë si zgjidhje ndryshimin e ligjit organik per ngritjen e tyre. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për komisionin hetimor për serverat tatimorë, por dhe vendime të mëparshme, kanë ardhur në ndihme palëve për te bërë amendimet e nevojshme.
Nevoja për ndryshimin e ligjit organik për komisionet hetimore është ngritur në këshillin e legjislacionit, ku demokratët kanë kërkuar që në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese parlamenti të fusë në procedurë ngritjen e komisionit hetimore për serverat tatimore. Por deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancen se po tenton sërish të bllokojë komisionin.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/