A1 Report - Xhafaj: Ligj i ri per Komisionet Hetimore, te shmangim telenovelen e radhes

Report TV 2015-08-22

Views 1

Deputeti Fatmir Xhafaj në emër të Partisë Socialiste kërkoi të shikohej mundësia e një ligji të ri për komisionet parlamentare, duke marrë parasysh faktin se vetëm kohët e fundit me kërkesë të Partisë Demokratike janë ngritur komisione të shumta hetimore, si ajo e lëvizjeve në polici, për trafikun e drogës etj.

"Komisioni hetimor s'mund të jetë masha sa herë që ju kërkoni të nxirrni nga zjarri gështenjat e politikës suaj të ditës. E keni një meritë, keni dhënë një kontribut për të pasuruar doktrinën kushtetuese të një komisioni hetimor dhe vetë gjykatën e ka sosur durimi, saqë me vendimin e fundit që nxorri për komisionet hetimore, ju tha juve: Bëni ç'të doni, vrisni veten mes vedit, por mos na çoni më të nxjerrim jurispundencë kushtetuese. Pas 5 vendimeve rrjesht në vendim numër 6 na tha ne: Meqë ju bëni sikur s'e kuptoni 5 vendimet e mëparshme, ne po bëjmë sikur nuk e kuptojmë se ku doni të dilni ju me komisionet hetimore, pa e vrarë mendjen për kompetencat institucionale. Të shohim mundësinë e një ligji të ri për komisionet hetimore, do të shmangte telenovelën parlamentare të radhës, do t'i hiqnim gjykatës kushtetuese, dhe do t'i hiqnim shqiptarëve një tjetër tallje", tha Xhafaj. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/em-rimet-mazhoranca---39-ok-komisionit-por-hetimi-nga-2009-218254.html#sthash.NYygSwVK.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form