TIRANË - Kompania farmaceutike "PROFARMA Sh.a" në bashkëpunim me Kryqin e kuq ka zhvilluar një fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut " Në ndihmë të fëmijëve talasemikë".
Kompania ka pezulluar aktivitetin e përditshëm për tre ditë me radhë, për t'iu bashkuar kësaj nisme humanitare. Drejtori teknik i PROFARMA-ës z.Erion Çina tregon se përse kompania vendosi të bashkëpunojë më Kryqin e Kuq në këtë kohë.
Dhurimi i gjakut nuk është i vetmi aktivitet humanitar i Porfarmës, kjo kompani herë pas here merr nisma për ti dhënë më shumë shpresë jetë shpëtuese njerëzve në nevojë.
Punonjësit e kompanisë PROFARMA e kanë mirëpritur me dëshirë thirrjen e kompanisë për të dhuruar gjak, pasi sipas tyre dhurimi i gjakut është një detyrim sa qytetar aq edhe njerëzor.
Të dhurosh gjak është një e mirë e dyfishtë, pasi jo vetëm iu vjen në ndihmë personave në nevojë, nga ana tjetër ndihmon edhe shëndetin dhuruesit.
Fushatës sensibilizuese për dhurimin e gjakut iu bashkua edhe zv/ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj , i cili përgëzojë PROFARMËN dhe punonjësit për gjestin kaq fisnik dhe bujar. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ne-ndihme-te-femijeve-talasemike--profarma-i-bashkohet-nismes-219724.html#sthash.hfdzKgHz.dpuf