Italia, interes për bujqësinë shqiptare, Gaiani: Zgjidhni çështjen e copëzimit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tiranë- Shqipëria mund të transformohet në një prej vendeve kryesore eksportuese të prodhimeve bujqësore në Europë. Ambasadori italian Masimo Gaiani ka vlerësuar potencialet që ka ky sektor në vendin tonë si dhe ka deklaruar se bizneset italiane kanë interes të lartë për sektorin bujqësor shqiptar.

Ai tha: "Ne po ecim drejt sektorit bujqësor duke e quajtur një ndër akset kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve. Shqipëria mund të jetë eksportuese kryesore në Europë por duhet të kapërcehen disa probleme si copëzimi i parcelave, akreditimi europian, përdorimi i makinerive të fundit dhe ne ofrojmë asistencën tonë për secilin nga problemet.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form