Durrës, inaugurohen dy laboratorë të rinj Ministri Beqaj: Investimet do të vijojnë

Report TV 2015-08-22

Views 0

Diagonistikimi anatomo-patologjik dhe biokimik është një shërbim që pas disa vitesh i ofrohet edhe në spitalin e Durrësit.
I pranishëm në inaugurimin e dy laboratorëve ishte edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndërsa evidentoi rëndësinë e këtij investimi theksoi se nuk do të jetë i fundit në këtë spital.

Pacientët, të cilët duhet t'i drejtoheshin Tiranës për të kryer diagnostikime anatomo-patologjik e biokimike, nga sot këto shërbime u ofrohen në spitalin e Durrësit.

Hapja e dy laboratorëve klinik-Biokimi e Anatomo-Patologjik, erdhi falë një bashkëpunimi me mjekët e Korpusit Amerikan të Paqes.
I pranishëm në inagurimin e laboratorëve ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, tha se ky është një shërbim që i kthehet spitalit të Durrësit, ku pacientët ishin të detyruar t'i drejtohen kryeqytetit.

Duke folur mbi investimet më të fundit në drejtim të përmirësimit të infrasktrukturës së spitaleve dhe furnizmit me ilaçe, Beqja u ndal tek gjendja aktuale e krediteve që kanë mjekët, teksa shtoi se nesë situata vijon të mbetet e tillë disa prej bluzva të bardha nuk do eushtrojnë më profesionin e tyre.

Vendoja e dy laboratorëve konsiderohen si mjaft të rëndësishëm edhe nga mjekët, të cilët pohojnë se tashmë pacientët mund të marrin shërbimin e duhur në spitalin e Durrësit

Spitali rajonal i Durrësit aktualisht mbulon shërbimin e 450 mijë banorëve, ku përgjatë sezonit veror numri i tyre dyfishohet.

Share This Video


Download

  
Report form