A1 Report - Irak, 23 të vrarë nga 2 shpërthime objektivi ishin 2 parti Kurde

Report TV 2015-08-22

Views 4

IRAK - Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim i dyfishtë në zyrat e dy partive politike kurde në veri të Bagdadit, thonë zyrtarët, në atë që ishte sulmi i dytë vdekjeprurës në një zyrë të partisë kurde në dy ditët e fundit.

Sulme të tjera në vend kanë vrarë të paktën 8 persona në të njëjtën ditë, duke qene se Iraku përballet me bombat e përditshme dhe gjakderdhje shkatërruese.

Shalal Abdul, kryebashkiaku i qytetit Tuz Khurmatu, ka thënë se sulmet kanë ndodhur rreth mesditës. Gjithsej 23 njerëz u vranë dhe rreth 110 u plagosën në shpërthimet, tha ai.

Disa shtëpi dhe makina u shkatërruan gjatë sulmit gjithashtu. Në shënjestër të tyre kanë qenë zyrat e Unionit Patriotik të Kurdistanit dhe Partisë Komuniste të Kurdistanit. Të paktën tre sulme të tjera u zhvilluan ditën e sotme.

Persona të armatosur hapën zjarr në një pikë kontrolli të sigurisë në verilindje të Bagdadit, duke vrarë katër ushtarë dhe dy policë.

Të shtënat kanë ndodhur në qytetin e Kanaan, rreth 47 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Ndërkaq, Iraku po lufton me një rritje të dhunës që nga gjakderdhje sektare ne vitet 2006 dhe 2007. Grupe të armatosura kanë nisur një seri operacionesh të mëdha që kanë vrarë dhjetëra njerëz në pesë ditët e fundit.

Share This Video


Download

  
Report form