Ujësjellësi ndëshkon borxhlinjtë, UKD: Kush nuk paguan do t`i pritet uji

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

1.7 miliard lekë ka shkuar borxhi i subjekteve dhe familjarëve ndaj ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve të Durrësit. Nisur nga kjo shifër e konsiderueshme, është ndërrmarrë një aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, ku në fokus të ndërhyrjeve sot kanë qenë bizneset private.
Inxhinieri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, Nikolla Simaku, ka deklaruar se operacioni është përqëndruar në lagjen 1.
Aktualisht jo vetëm që debia ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve është e lartë, por rreth 40 përqind e ujit të pijshëm shpërdorohet nga ndërhyrjet e paligjshme apo humbjet në rrjet, në një kohë që niveli i arkëtimit arrin shifrën e 68 %.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form