A1 Report - Legalizimet, Kryeministri Rama takim me perfaqesues te ministrive

Report TV 2015-08-22

Views 3

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim të zgjeruar me drejtues e përfaqësues të ministrive dhe Agjencive të lidhura drejtpërsëdrejti me procesin e legalizimeve.
Gjatë takimit është vlerësuar ecuria e deritanishme e legalizimeve si shpresëplotë për qytetarët. Kryeministri Rama vuri në dukje se problematika e deridjeshme e shkaktuar nga mungesa e koordinimit midis institucioneve dhe mungesa e vëmendjes së shumë institucioneve për t'u përfshirë në proces, ka sjellë penalizimin e qytetarëve.

"Nga tetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti në sportelet e ALUIZNI-t janë paraqitur 41.400 qytetarë, për të kërkuar sqarime për dosjet e tyre, për t'u ankuar për zvarritjet e deritanishme dhe për të plotësuar dokumentacionin e mangët, kur dokumentacioni ka qenë i mangët. Një lum i tërë njerëzish që prej vitesh kanë pritur më kot që të legalizojnë shtëpitë e tyre."-u shpreh ai.

Ndërkohë që kryeministri Rama ka vlerësuar riorganizimin që iu bë ALUIZNI-t, duke e sjellë më pranë qytetarëve. Ai u shpreh se po përfundon edhe gjithë kuadri i rregullave bazuar tek ligji i legalizimit, por edhe bazuar tek procedura parlamentare për pjesën tjetër të legjislacionit mbi legalizimin. "Nga 1 marsi 2014 ka filluar dalja në terren e ekipeve që do të përfundojnë përgatitjet e dosjeve. Vetëm në këta 3 muaj janë kryer 11 300 procedura të reja."-tha Rama.

Më pas, kryeministri është ndalur në rëndësinë e secilit prej institucioneve, në mënyrë të veçantë, ku përveç rolit primar të ALUIZNI-t, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të kësaj Agjencie me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si tre institucione, që janë bërthamë e këtij procesi dhe që prej disa kohësh kanë një ndërveprim të garantuar mes tyre.

Më tej, kryeministri vijoi edhe me ministri dhe agjenci të tjera, bashkëpunimi i frytshëm mes të cilave, do të sigurojë implementimin e suksesshëm të procesit të legalizimit. Në këtë kontekst, në një rol të dorës së parë, kryeministri vlerësoi edhe Policinë e Shtetit, mbështetja e së cilës ndaj këtij procesi merr një rëndësi të veçantë.

"Jemi këtu për t'i dhënë një sens gjithë kësaj historie dhe për të kuptuar që ka një rol çdonjëri nga institucionet që janë sot këtu të përfaqësuar, pa llogaritur edhe Ministrinë e Brendshme, përkatësisht Policinë e Shtetit, që duhet të marri një rol të dorës së parë në këtë proces.- u shpreh Kryeministri.

Në takim e mori fjalën edhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila vlerësoi si përmbushjen e një prej angazhimeve më të rëndësishme të programit qeverisës, miratimin e ligjit për legalizimet falas.

"Kemi kaluar në Këshillin e Ministrave dhe në parlament është miratuar, ligji për legalizimet falas, një nga premtimet qoftë të fushatës qoftë të programit tonë qeverisës. Premtim që e mbajtëm me pjesën e përgatitjes së ligjit dhe miratimin e tij. Tani jemi në pjesën e përgatitjes së akteve nënligjore dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave...

Share This Video


Download

  
Report form