Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, është ndalur sot në Korcë. Ndalesën e parë, ata e kanë bërë në qendrën kulturore të fëmijëve, për të vijuar më pas në zyrën e punës e për të përfunduar në shtëpinë e të moshuarve. gjatë vizitës së parë, zv.kryeministri Peleshi, duke folur edhe si ish-kryetar bashkie i Korçës, tha se ka kërkuar vazhdimisht që këtë qendër ta merrte bashkia, kërkësë e cila nuk është pranuar. Ndërkaq, gjatë vizitës në zyrën e punës, ministri Veliaj hodhi idenë e vendosjes së një zyre të tillë më pranë qytetarëve, që të mund ta kryejë funksionin siç duhet.