Gjirokaster, ilaç nga ajri per vaksinimin e kafsheve te egra

Report TV 2015-08-22

Views 3

Shërbimi Veterinar Shqiptar ka nisur në Gjirokastër fushatën e vaksinimit oral për kafshët grabitqare, kafshë të cilat tërbohen në periudha të caktuara kohore, duke u kthyer në rrezikshmëri për gjënë e gjallë edhe njerëzit nëse ata infektohen nga gjitarët. Projekti i financuar nga BE, do të kryhet dy herë në vit në pranverë dhe në vjeshtë e cila korrespondon me periudhën e çiftëzimit dhe tërbimit të tyre. Ky program do të zgjasë deri në vitin 2018 dhe ka për qëllim zhdukjen e kësaj sëmundjeje. I pranishëm në kuadër të kësaj fushate, ka qenë edhe ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Edmond Panariti.

Kreu i dikasterit të Bujqësisë Panariti, ka premtuar gjithashtu edhe mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Qarkun e Gjirokastrës. Çdo vit më shumë se 15 milionë persona në mbarë Botën, kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të tërbimit të kafshëve, ndërsa në Shqipëri tërbimi ndodh në raste sporadike dhe numri më i madh i rasteve është regjistruar tek kafshët e egra. Që prej fillimit të vitit 2009 janë raportuar 20 raste të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form