Inspektoriati i punës zbret në Sarandë: Monitorim aksidenteve në punë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Sarande- Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli ka zhvilluar një takim përfaqesues të biznesit në Sarandë, kryesisht me kompanitë që zhvillojnë aktivitet në ndërtim, hoteleri-turizëm apo peshkim.
Ylli tha se përbën sfidë bërja e vendeve të punës të mirëqëna, sikurse në vendet e BE.
"Progres raporti ishte mjaft vlerësues dhe mjaft pozitiv, por sigurisht një pjesë shumë të rëndësishme i takon marrëdhënieve të punës.
Respektimit të kontratës së punës, pra mes punëdhënesit dhe punëmarrësit. Luftën kundër informalitetit, luftën kundër punës ilegale.
Rritjen e atyre standarteve që punonjësit shqiptarë dhe të huaj që punojnë në tregun e punës në Shqipëri të ndjehen po aq të mirëqënë , po aq të sigurtë në vendet e tyre të punës, ashtu siç ndjehen edhe punonjësit e gjithë tregut të Bashkimit Europian"- tha Ylli.
Inspektoriati Punës ka shtuar inspektimet në sektorët me risk për aksidentet dhe sëmundjet profesionale.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form