SHKODER - Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen "Bahçallëk" të Shkodrës, ku shkak për këtë është bërë gjakmarrja.
Mësohet se Enver dhe Samet Barbullushi, babë e bir si dhe Nezi Shega kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë të një lokali ku persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe kanë qëlluar drejt tyre.
Për pasojë ka humbur jetën Enver Barbullushi, ndërsa djali i tij Samet Barbullushi dhe shtetasi tjetër Nezi Shega kanë mbetur të plagosur, dhe ndodhen në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka identifikuar edhe një makinën tip Golf të vrasësve të cilët janë larguar menjëherë pas krimit. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov. Sipas policisë dyshohet se krimi të ketë ndodhur për motive gjakmarrje. Makina e autorëve të vrasjes është gjetur nga Policia e djegur 5 kilometra në dalje të Shkodrës