Shkodër, maskat ekzekutojnë në lokal babain, i plagosin të birin dhe një tjetër

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Shkodër-Një person ka mbetur i vrarë pas të shtenave armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen 'Bahçallëk', në lokal brenda një karburanti.
Sipas burimeve të Policisë Enver Barbullushi 52 vjeç ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital, pas plagëve të marra, ndërkohë të plagosurit janë Samet Barbullushi 25 vjeç, djali i Enver Barbullushit dhe Nezi Shega 46 vjeç. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoret e maskuar kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë. Ndërkohë që mjeti u gjet i djegur në malin Hebaj rreth 1 ore e 30 minuta pas ngjarjes.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form