Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 190 kg marijuanë, gjatë operacionit të koduar "zinxhiri". Droga u kap në një automjet tip Golf, të drejtuar nga 25 vjecari Rigels Daci, i cili u arrestua.
Sasia e marijuanës ishte blerë në Lazarat dhe po transportohej drejt Vlorës. Lënda narkotike u gjet e fshehur në bagazhin e automjetit dhe në vendin e sediljes së pasme të cilën e kishte hequr. Droga ishte e ndarë në 7 pako të mëdha në formë katrore të fashuara me natriban transparent, gjithsej 190 kg. në qarkun e Gjirokastërës vetëm gjatë muajit të fundit janë sekuestruar rreth 1 tonë Mariuanë.
Vlorë - Ndërkohë aksioni antidrogë është shtrirë edhe në qarkun e Vlorës, ku policia ka ndërmarrë disa operacione, gjatë të cilëve janë zbuluar 9 parcela me bimë narkotike, dhe janë prerë rreth 1 mijë rrënjë kanabis me lartësi mbi një metër.
Antidroga ka qenë në fshatrat Kotë, Vajzë dhe Luginat e Lapardhasë. Bima ishte e kultivuar në parcela publike mes bimësive të egra dhe shumë larg zonave të banuara, për t'iu fshehur syve të kureshtarëve. Në aksion janë anagzhuar dhjetëra forca policie, të cilët janë monitoruar edhe nga grupi ynë i xhirimit në Vlorë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/