Gjirokastër-Një tjetër sasi droge sekuestruar nga policia e Gjirokastrës. 350 kg mariuanë e mbështjellë në 300 pako është sekuestruar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të koduar "Toareg"
Operacioni është zhvilluar mesnatën e 19 majit në aksin rrugor rural Gjirokastër-Golem.
Makina pikërisht tip Toareg me targa AT 724 AY, ku ishte fshehur lënda narkotike u ndalua mbi fshatin Golem.
Sipas policisë mariuana, e blerë në Lazarat dhe që kishte destinacion Italianë ishte mbështjellë në 300 pako me letër alumini.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se drejtuesi i automjetit ka përfituar nga errësira dhe është larguar në drejtim të paditur por është bërë identifikimi dhe është shpallur në kërkim.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/