Tatimorët dhe Policia e Rendit u mbyllën dyert dhe nuk i lejuan që të hynë sërish në treg. Prej 3 ditësh tregtarët e Lezhës nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, duke iu kërkuar që të regjistrohen si biznes dhe të paguajnë taksat. Të irrituar ata iu drejtuan zyrave të Tatim Taksave në Lezhë dhe hynë forcërisht në to. Policia e Rendit nuk ndërhyri, por qëndroi para tyre duke monitoruar situatën që ajo të mos percepitonte. 350 tregtarët e Lezhës bllokuan të dy hyrjet e Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave dhe nuk lejuan që të kryhej asnjë veprim nga qytetarët, duke u konfliktuar në disa raste edhe me forcat e rendit.
Megjithëse u ishte premtuar se ditën e sotme do të kishin një takim me perfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo nuk ndodhi. Tregtarët kërkojnë që tatimet të mos veprojnë në menyrë radikale duke bërë mbylljen e menjëhershme të tregut,por ti lejojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe të vijohet me diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje. Burime nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë kanë bërë të ditur se këta tregtarë janë informale dhe deri më tani kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Po sipas këtyre burimeve, tarifa që kanë paguar deri më tani këta tregtarë është detyrimi ndaj bashkisë për hapsirën e zënë në këtë treg dhe se ata duhet të regjistrohen pranë QKR-së. Nga ana tjetër tregtarët kanë bërë të ditur se nëse nuk do te gjendet një zgjidhje e menjëhershme do të hynë forcërisht ne treg ndërsa protestat nuk do të ndalojnë.
Mbyllja e tregut të lirë të qytetit të Lezhës nga tatimorët duke hedhur në protestë 350 tregtarëve ka sjellë debatë të forta në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak në këtë qytet.I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij nënkryetari demokrat i këshillit Tonin Uldedaj, i cili ju ka tërhequr vëmendjen keshilltarëve të majtë të cilët nuk po ju përgjigjen kërkesavë të këtyre tregtarëve. Uldedaj ka shtuar se janë me qindra familje që sot janë nxjerrë në rrugë, dhe nuk mund të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm për zgjidhjen e problemit të tyre nga Bashkia e Lezhës.
Pas akuzave të Uldedajt ka reaguar edhe kryetari Socialist i Këshillit Bashkiak të Lezhës Agustin Marku duke deklaruar se akuzat janë të pabaza dhe për ta zgjidhur këtë çështje po merren organet kopetente. Marku ka shtuar se kjo çështje nuk duhet të përdoret politikisht nga të djathtët, pasi qeveria ka vëmendjen e duhur për ti zgjidhur këto probleme.
Pas propozimit të disa këshilltarëve u vendos që në mbledhjen e ardhshme të futet pike e parë në rendin e dites, problemet e tregtarëve të këtij qyteti, me qëllim që të gjendet një zgjidhje në lidhje me kërkesat që ata kanë parashtruar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/