A1 Report - Tregu "Dinamo", tregtaret ne proteste: Jo mbylljes, s'ka cianur

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE- Tregtarët e ish- Uzinës "Dinamo" protestuan sot paradite kundër mbylljes së tregut. Tregtarët thonë se kanë 15 vjet që punojnë në këtë treg dhe nuk kanë pasur asnjëherë asnjë shqetësim, apo të kenë dëgjuar për mbetje të rrezikshme të cianurit, i cili doli si problem vetëm këto ditë.

Tregtarët janë kundër bashkisë e cila kërkon transferimin e tregut në tregun e fruta perimeve në Kashar. Ndërkohë ministria e Bujqësisë rekomandon mbylljen e tregut për shkak të mos respektimit të kushteve higjeno sanitare.

Ata thonë se cianuri nuk ka qenë tek ish uzina Dinamo por tek uzina "Dajti", shumë larg kësaj zone. Ndërkohë që akuzojnë bashkinë se gjithcka bëhet për interesa klienteliste.

"Kemi 15 vjet që kemi punojnë në këtë treg. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për mbetje të rrezikshme. Kjo ndodhi sot. E bëjnë për ambicie , me na prish punë e me na lanë pa punë"-thonë tregtarët.

Share This Video


Download

  
Report form