"Administrata", PD: Qeveria e kapur nga krimi, Komision. PS: OK, por hetim nga 2009

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në adminsitratën shterore ka rikthyer dhe një herë debatin për trafikun e drogës në parlament.
Deputeti, Oerd Bylykbashi, ndërsa prezantoi kërkesën e PD në seancën plenare, tha se ngritja e komisionit aq sa një e drejtë legjitime e opozitës është një emergjencë në një kohë kur shteti është kapur nga krimi.
Por nga ana tjetër mazhoranca përmes deputetit, Armando Subashi, duke njohur të drejtën legjitime të opozitës për të kërkuar ngritjen e komisionit deklaroi se nuk mund të mbyllë sytë para objektit të tij. Subashi duke dhënë ok në parim kërkoi që objekti i hetimit të zgjerohet në kohë, nga 2009 deri në prill të këtij viti.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form