A1 Report - Mbledhja e NATO-s, mbështetje për presidentin ukrainas Poroshenko

Report TV 2015-08-22

Views 2

Në ditën e dytë dhe të fundit të mbledhjes së Aleancës së Atlantikut Verior është premtuar mbështetje për presidentin e ri të Ukrainës, Petro Poroshenko në kryerjen e reformave dhe mbështetjen e forcave të armatosura ukrainase. Ministri gjeorgjian i Mbrojtjes, Irakli Alasania është takuar me homologët e tij për të hartuar një plan veprimi në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë.

Për këtë, është shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen duke thënë se kriza e provokuar e Rusisë ndaj Ukrainës ka pasoja për Gjeorgjinë, për rajonin dhe për sigurinë euro-atlantike. Forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës sigurohet dhe falë mbështetjes financiare prej 1 miliard dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, siç u shpreh edhe Rassmussen.

Ministrat diskutuan gjithashtu edhe hapat afatgjatë që duhet të ndërmerren për të forcuar mbrojtjen e saj lindore dhe për të përmirësuar aftësinë e tij për t'iu përgjigjur taktikave të Kremlinit zyrtar. Planifikuesit ushtarakë ende nuk kanë dalë me propozimet e detajuara, por ato mund të përfshijnë gatishmërinë për mbrojtjen e Europës lindore dhe përgatitjen për përforcimin e shpejtë të veprimeve ushtarake në përgjigje të veprimeve ruse.
Shqyrtimet e këtij ministeriali pritet t'i kalojnë samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive që mbahet në 4-5 shtator në Uells të Britanisë së Madhe.

Share This Video


Download

  
Report form