A1 Report - Presidenti ukrainas: Do reformojme qeverine, ndryshim ligjit anti-proteste

Report TV 2015-08-21

Views 1

KIEV- Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych premtoi se do të reformojë qeverinë dhe do të bëjë disa ndryshime në ligjet anti-protestë, të cilët u miratuan javën e kaluar. Ai shtoi se vendimi do të merrej më 28 janar.

Kievi momentalisht ndodhet në armëpsuhim mes forcave të policisë dhe protestuesve, por trazirat kanë filluar të përhapen edhe në qytetet e tjera të Ukrainës.

Duket se më në fund opozita fitoi luftën e saj pjesërisht, pasi kërksa e tyre ishte dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Gjatë përleshjeve të ditëve të fundit, qindëra persona u arrestuan nga policia. Ministria e Brendshme ukrainase lajmëroi se 256 oficerë policie ishin plagosur gjatë protestave.

Gjithçka filloi gjatë muajit dhjetor kur presidenti Yanukovych vendosi të mos firmosë marrëveshjen e tregtisë me BE-në. Pikërisht ky vendim ngjalli dhe zemërimin e një pjese të mirë të popullisë ukrainase pro-europiane.

Share This Video


Download

  
Report form