A1 Report - Serish Irinej, bekon varret e mbreterve serb ne Shkoder

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Patriarku i Serbisë Irinej, me mbërritjen e tij në Shqipëri ka zhvilluar dhe një takim me besimtarët ortodoks në Shkodër. Ndërsa nuk ka nguruar të shprehet se dikur zona ka qenë nën një ndikim të kishës ortodokse serbe, si dhe e mbretëruar nga shën Jovan Vladimiri dhe shumë mbretër të tjerë serb.

Bëhet e ditur se duke kujtuar mbretërit serb, i përkulur në rrënojat e manastirit, Patriarku Irinej iu lut Perëndisë për prehje të shpirtit të mbretërve serbë, duke thënë: "Shpirtrat e thjeshtë të atyre që pushoni këtu, dhe ne vazhdojmë të ju bekojmë ju, historinë dhe jetën, fundin e atyre që s'janë dhe për ata që vijnë pas nesh". Gjithsesi, duket këtë rradhë në gjuhë diplomatike, Irinej ka theksuar nevojën e bashkëjetesës mes të gjithë komuniteteve fetare. Por se në njoftimin zyrtar mbi vizitën, sërish cilësohet Kosova dhe Metohia.

Deklarata
Vetëm një ditë para se të theksonte se Kosova është e shtrenjtë për Serbinë, Irenej thekson: "Ky vend u qeveris një herë nga një shenjt i madh Sveti Jovan Vladimir, dhe shumë mbretër serbë pas tij". Në njoftimin e dhënë prej Kishës Ortodokse Serbe njoftohet se për herë të parë në historinë e Patriarkut serb, ai vizitoi besimtarët në Shkodër dhe varrin e mbretërve serbë Vojislavljevi?a. Ai u shoqërua dhe nga Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit, Mitropolitit i Beratit, Injaci, i Kishës Ortodokse Shqiptare. "Për mua është një dhuratë e madhe, për të vizituar këto toka të bukura, për të vizituar këtë kishë të bukur dhe vëllezërit e motrat tona të cilët i përkasin Kishës Ortodokse të Shenjtë, familjes së madhe të popujve ortodoksë". Ndërsa vlerësoi faktin se pavarësisht besimit të gjithë njerëzit janë të një zoti.

Ankesat
Simo Ajkoviç në emër të shoqatës "Shën Joan Vladimir", tha se kjo vizitë është ajo që gjenerata e serbëve në Shqipëri ka qenë duke pritur me shekuj. "Ju e dini mirë, Shenjtëri, çfarë vuajtje ka mbi Kishën tonë botërore Ortodokse Serbe në rajon. Tempujt janë shkatërruar, priftërinjtë persekutuar dhe vrarë dhe këmbanat ranë në heshtje", u shpreh ai. Nuk ka nguruar ta krahasojë situatën me kohën kur krishti udhëhoqi popullin e tij mes vuajtjeve.

Share This Video


Download

  
Report form