Banorët e Trebishtit 15 ditë pa drita: CEZ nuk mund të bëjë penalizime kolektive.

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Një konflikt për borxhin e krijuar ndaj CEZ për faturat e energjisë ka penalizuar prej 15 ditësh në mënyrë kolektive banorët e komunës Trebisht, e cila përfshin 6 fshatra nga të cilët 5 po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Banorët pretendojnë se janë faturuar padrejtësisht në mënyrë aforfe nga periudha kohore 2007-2010, ndërkohë që kanë pasur sahate për matjen e konsumit të energjisë.
Kryetari i komunës Trebisht, shprehet se CEZ nuk ka asnjë të drejtë ligjore të bëjë penalizime kolektive.
Përveç mungesës së energjisë, banorët përballen edhe me rrezikun për jetën e fëmijëve, ku shtyllat e tensionit të lartë janë rrëzuar në rrugë dhe në çdo moment mund të preken nga të vegjlit kureshtarë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form