Cani: Reforma në pensione duhet sot. Në energjetikë do jetë me dhimbje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaron se reformat emergjente që duhet të bëhen është ajo në sektorin e energjenisë por dhe të pensioneve.
Por ndërsa reforma e pensioneve duhet të bëhet sot se nesër do të jetë vonë, reforma në sektorin e energjisë do të jetë më shqetësuese më problematike dhe më me dhimbje.
Edhe Drejtuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed u shpreh se "duhen realizuar urgjentisht reforma në financat publike, sektorin financiar".
Ministri Cani i pranishëm në Tryezën ku Banka Botërore prezantoi "Rishikimin e Financave Publike" sot paradite në hotel Tirana ministri Cani foli për një rregull të ri fiskal.
"Zgjidhja e problemeve të sektorit të energjisë është shumë e gjerë, e thellë, është një reform që fillon e mbaron me energjinë, por është problem thelbësor me financat publike, koha shumë shpejt do të tregojë alternativa por doemos pritshmëritë janë për një reform rrënjësore e të thellë. Jo pak janë dhe reformat me pensionet. Kjo reformë kërkon zgjidhje sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. Na duhet ti japim një zgjidhje sa më të shpejtë po aq madhore sa energjetika. Më shqetësuese më problematike, më e thellë dhe më me dhimbje do të jetë reforma në energjetikë," tha ministri i Financave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form