Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët e nivelit të lartë deklaruan se do të dorëzojnë sot draftin e tyre edhe pa opoziotën, duke lënë të hapur mundësinë që të shkohet drejt Venencias me dy drafte.
Sadushi: Ne do të shkojmë me draftin që kanë përgatitur ekspertët e nivelit të lartë, një draft që presim që opozita të sjellë opinionin e vet dhe të jetë si pjesë e rëndësishme e draftit të përbashkët.
Po nëse nuk ndodh?
Sadushi: Kjo është çështje e tyre. Ne kemi gati draftin dhe e mirëpresim çdo lloj opinioni që ata kanë se ne mund të gjejmë pika të përbashkëta me çështjet që ata ngrenë. Dhe ne në fakt më shumë kemi gjëra që na bashkojnë se na ndajnë. Janë shumë pak çështje që ne nuk gjejmë gjuhën e përbashkët, megjithatë mundësia ekziston.
Veç opozitës, as ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë nuk bien dakord me disa pika me draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-sot-komisioni-ambasadori-lu-takim-me-presidentin-nishani/