Me mbështetjen e telefonisë së parë shqiptare "Plus Comunication", festa e "1 Qershorit" ka qenë krejt e veçantë për fëmijët e shkollave 9 vjeçare të kryeqytetit në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e kompleksit "Dinamo".
Për rreth 1 orë e 30 minuta të ndarë me kuadrate koreografike fëmijët kanë performuara në danc sportiv, numra muzikorë, si dhe sporte të ndryshme.
Në kuadër të partneritetit Ministria e Arsimit dhe "Plus Comunication", e pranishme në aktivitet ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Nikolla uroi fëmijët për një festë të gëzueshme me ritmet e muzikës dhe sportit.
Urimet për festën e "1 Qershorit" nuk kanë munguar dhe nga vetë fëmijët.
Në festën e fëmijëve nuk kanë munguar dhe prindërit e tyre të cilët të shumtë në numër kanë ndjekur fëmijët gjatë performancave ku nuk kanë munguar dhe veshjet me kostume popullore apo recitimi i vjershave nga të vegjlit.