"Arrest me burg" ka qenë masa e sigurisë e vendosur për Doksan Dushkun nga Gjykata e Krimeve të Rënda.69- vjeçari nga Dibra akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 21-vjeçare pasi ajo ishte shtatzënë por e pamartuar.
Gjatë dhënies së masës së sigurisë, Dushku është shprehur se e vrau vajzën e tij për të çuar në vend nderin e familjes.Ngjarja e rëndë e vrasjes së Fatmira Dushkut 5-muajshe shtatëzane ka tronditur opinionin publik në Shqipëri.
Vrasja brenda familjes ka ndodhur në fshatin Sllatinë e rrethit të Dibrës.Gjithçka ka nisur në momentin që familjarët e Fatmira Dushkut kanë mësuar për shtatëzaninë e vajzës, ndërkohë që ajo nuk jepte asnjë shpjegim në lidhje me babain e fëmijës.
Kjo ka acaruar gjendjen në familje dhe si pasojë Doksan Dushku, babai i saj, ka marrë automatikun dhe në prag të derës e ka shkrepur duke e ekzekutuar me 8 plumba vajzën e tij.
Në dëshmin e dhënë në polici, 69-vjeçari ka thënë se krimin e kishte kryer për të mbrojtur nderin në fshat.
Familjarët tentuan të fshihnin krimin, duke deklaruar se vajza kishte vdekur si pasojë e një infarkti, por policia i ka ndaluar që të varrosnin trupin e vajzës së pajetë. Pas zbardhjes së ngjarjes, Doksan Dushku mori përsipër autorësinë e krimit.
Avokati i caktuar nga gjykata, Arben Peci, kërkoi një masë më të butë për shkak të moshës duke u kërkuar kryerjen e një ekspertimi psiqik, pasi sipas tij vrasja është kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike.
Gjykimi i Doksan Dushkut u bë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për faktin se krimi në familje i ka kaluar për kompetencë këtij institucioni.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/