A1 Report - Trafik me avion ne Gjader ne kohen e PD, PS provat te Llalla

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Të gjitha informacionet e klasifikuara të vëna në dispozicion të komisionit hetimor për drogën, faktojnë "njëzëri" se asnjë avion nuk është ulur në aerodromin e Gjadrit gjatë kohës kur mazhoranca aktuale mori pushtetin e deri më sot, duke rrëzuar kështu cdo akuzë të opozitës së qeveria po shfrytëzon Forcat e Armatosura për këtë trafik. Por këtë radhë "shigjeta" e akuzave është kthyer nga vetë PD. Trafiku i drogës me avionë ka ekzistuar në kohën e pushtetit të tyre, në vitin 2012.

Faktet vijnë të dokumentuara nga Komisioni i ngritur më 9 Maj të këtij viti pas akuzave të vazhdueshme të opozitës, i cili prezantoi dhe miratoi me 5 votat e mazhorancës raportin përfundimtar, material i cili do t'i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

Dëshmitë e sjella në Tetor të 2013 nga një-ish nënoficer me iniciale S.Gj. faktojnë se trafiku i drogës me avionë ka ndodhur në aerodromin e Gjadrit nga Tetori 2012 deri në shkurt 2013. Për këtë dëshmi është vënë në dijeni edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili nuk ka marrë asnjë masë.

Sipas kryetares së këtij komisioni, Ermonela Felaj, tjetër fakt që dëshmon këtë veprimtari kriminale nga ish-qeveria Berisha, është fshirja e shënimeve nga librat e shërbimit të Truprojës dhe duke u mbyllur gojën dëshmitarëve okularë.

Sipas kryetares së Komisionit, trafiku i drogës me avionë ka filluar të lulëzojë me bashkëpunim aktiv ose jo aktiv të institucioneve më të larta të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes në qeverinë e kaluar. Felaj dha disa fakte të cilat sipas saj provojnë se trafiku i drogës është realizuar me ndihmën të qeverisë së kaluar, duke ulur me qëllim uljen e sigurisë në aerodromin e Gjadrit dhe krijimin e një mundësi për zhvillimin e trafikut të drogës.

Së dyti, sipas saj, nuk është dhënë alarmi nga autoritetet që avionë private fluturojnë pa leje. E njëj tjetër fakt që ka favorizuar këtë trafik, është edhe fshirja e të dhënave nga shërbimi ushtarak në Gjadër.

Felaj tha se pas dëshmive që kanë dhënë persona që e kanë parë me sytë e tyre trafikun e drogës me avion nga ky aerodrom, i është mbyllur goja dëshmitarëve duke i transferuar vnë vende të tjera pune.

Raporti u publikua pas shqyrtimit të dokumenteve të marra nga Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, SHISH, Drejtoria e Përgjisthme e Policisë, Doganat, Albcontrol, Autoriteti Civil, Drejtoria e Doganave etj.

Më herët mbledhja është zhvilluar me dyer te mbyllura vetëm me praninë e mazhorancës për shkak të informacionit të klasifikuar. Felaj ka pohuar se opozita nuk bëhej dot pjesë, pasi përveç deputetit Aban Zeneli asnjë tjetër nuk është i pajisur me certifikatë sigurie. Gjithsesi, opozita, e cila nuk ishte në mbledhje, e argumentoi bojkotin e saj duke deklaruar se ky komision është inekzistent.

Share This Video


Download

  
Report form