KORCE- Memoriali i ushtarëve amerikane në qytetin e Korçës është dëmtuar mbrëmjen e djeshme nga persona të paidentifikuar. Memorialit, i cili u inaugurua më 8 Maj nga ambasadori Arvizu, i janë dëmtuar pllakat ku janë shënuar emrat e ushtarëve.
Memoriali i ushtarëve të rënë ndodhet në qendër të qytetit të qytetit të Korçës, por nga të dhënat e deritanishme, mësohet se askush nuk ka parë momentin e dëmtimit të objektit.
Memoriali është dëmtuar në pjesën e pasme ku ishte vendosur pllakata me simbolin e organizatës shqiptaro amerikane të veteranëve të luftës, dhe është copëtuar në 3 pjesë.
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar për dëmtimin e memorialit të ushtarëve amerikanë në qytetin e Korçës.
Lidhur me dëmtimin e memorialit të ushtarëve amerikanë, Bashkia e Korçës ka depoziton një kallëzim penal në Prokurori.