A1 Report - Korçe, kapet i riu, aksidentoi per vdekje 2 gra ne mbrëmje

Report TV 2015-08-22

Views 3

KORÇE - Policia e Korçës arreston 18-vjeçarin Marjo Gjergji Pajo, i cili aksidentoi për vdekje këtë mbrëmje, dy gra të moshuara në lagjen nr.10. Ai nuk e ndali makinën, tip "Benz", me të cilën i goditi, por u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe u zbulua pak minuta më pas vetëm prej targave të makinës, AA 084 GM.

Dy gratë ishin të moshuara dhe kanë vdekur menjëherë. Trupat e pajetë janë dërguar në morg, pritet identifikimi i tyre.

Policia që ka mbërritur në vendin e aksidentit, ka identifikuar autorin vetëm pak minuta më pas prej targës AA 084 GM. Në njoftimin e dërguar prej saj thuhet:

"Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Marjo Gjergji Pajo, 18 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr. 17 të qytetit pasi dyshohet se rreth orës 19.45, në lagjen nr. 10 Korçë, me automjetin tip "Benz" me targë AA 084 GM në pronësi të tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy kalimtare, identitetit i të cilave nuk dihet ende."

Share This Video


Download

  
Report form