Tirane- Zv.Prokuror, Prokuroria Kombëtare Antimafia italiane Francesco Mandoi deklaron se ka një ripërdorim të kanaleve të trafikut të drogës, por jo vetëm të drogës dhe jo vetëm nga Shqipëria. Për Mandoi shkak është kriza ekonomike.
"Ka një ripërdorim të kanaleve të trafikut të drogës, por jo vetëm të drogës dhe jo vetëm nga Shqipëria. Kriza ekonomike që ka goditur Greqinë, Italinë ka risjellë përsëri nevojën për para të fituara thjesht duke përdorur të gjitha kontrabandat e mundshme. Ka filluar rizbarkimi i klandestinëve, kontrabanda e cigare. Fluksi është më konstat tani nuk është vetëm nga Shqipëria, është nga Greqia, Turqia i takon gjithë Mesdheut. Çështja e avionit tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë. Në Itali ndodh kështu që Motta nuk e di nëse për avioninpo heton prokuroria e Milanos apo prokurori e ndonjë qyteti tjetër"
Motta nuk di për hetimet e prokurorive të tjera në Itali
Sa i takon çështjes së avionit në Divjakë, Mandoi u shpreh se një rast i tillë tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë dhe sqaroi pozicionin e prokurorit të antimafias në Leçe i cili deklaroi se nuk ka informacione asnjë avion tjetër që të ketë zbritur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/