Report TV - Prokurori i antimafias: Krimi shqiptar dhe ai italian po bëjnë aleancë

Report TV 2018-05-11

Views 3

TIRANE-Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren Arta Marku. Në qendër të takimit të Federico Cafiero De Raho ka qenë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për të goditur grupet kriminale. Prokurori i Antimafias italiane theksoi se për Italinë vijon që të jetë shqetësim trafiku i kanabisit nga Shqipëria, por edhe i kokainës, ndërsa shtoi se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleancë në Itali.

?Grupet kriminale në Shqipëri po bëjnë aleancë me grupet në Itali. Shqetësohemi së tepërmi për trafikun e kokainës. Grupet kriminale janë të pranishme jo vetëm në bregdetin Jon dhe zonën e Kalabrisë, por edhe në pjesën veriore të Italisë, në detin Adriatik. Sikur e kam thënë, po krijohen aleanca mes grupeve kriminale. Kemi zhvilluar hetime të përbashkëta dhe kemi vlerësuar rezultatet për hetimet e përbashkëta. Kemi bërë hetime domethënëse, që evidentojnë bashkëpunimin që kemi pasur me Shqipërinë. Vettingu në polici është shumë i rëndësishëm. Trafiku i kanabisit vijon të jetë shqetësim për Italinë. Edhe në takimin me Xhafajn e shpjeguam që shumë hetime janë çuar përpara. Është krijuar një Task Forcë dhe kjo është e rëndësishme. Kanabisi që prodhohet në Shqipëri shkon në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form