Familja Memeti nga Kumanova, rrezikon të mbetët në rrugë

alsatmtv 2015-08-22

Views 16

Një qershori është afati i fundit kur familja Memeti nga Kumanova duhet ta liroj banesën në të cilën jeton me qira. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, gjashtë anëtarët e kësaj familje rrezikojnë të mbeten në rrugë për shkak se nuk kanë mundësi për të siguruar një kulm mbi kokë. Zonja e shtëpisë Kumrije Memeti thotë se çdo moment mund të përfundojnë në rrugë, andaj ajo bën apel për ndihmë për t'ju siguruar kulm mbi kokë katër fëmijëve të saj. Të ardhurat e vetme kjo familje i siguron nga kryefamiljari me punë krahu në mal, e që nuk mjaftojnë as për gjërat më elementare.

"Deri më 1 qershor e kemi afatin, tash duhet të shohim ndoshta e gjejmë edhe ndonjë banesë tjetër, ma lirë, aq na ka thanë, për 7 muaj na ka liru banesën, më tepër jo..Kur vijnë ditët e fundit veç shpirti im e di, po më doket se po më nxjerrin në rrugë edhe po më lënë aty, katër fëmijë i kam.. 4.24 "Shumë është vështirë, më katër fëmijë, ndonjëherë po ke me hëngër ndonjëherë jo shumë është vështirë për mu po çka të bëj, po duhet të shtrëngohem, deri sa të rriten pak se ndoshta pastaj edhe Zoti ju ndihmon", tha Kumrije Memeti, kryefamiljare.


Sipas zonjës Memeti, ditët më të vështira janë kur fëmijët kthehen nga shkolla dhe kërkojnë gjërat që kanë shokët e tyre të klasës, duke nisur nga ushqimet e ndryshme dhe deri tek veshmbathjet.

"Po, kur ti shohin shokët e vet vijnë më tregojnë po çka t'ju bëj, shoqëria kanë teshat më të mira e këta nuk i kanë. .Ju them hajt se Zoti na ndihmon, ju po rriteni, po shkolloheni edhe babi punon, ua largoj të keqen, ju jap shpresë. Shpesh më thonë kur kemi me bë shtëpinë tonë, ju them hajt se do të rriteni do ta bëni, çka të bëj. Është vështirë kur je pa shtëpi? Shumë, veç ata e dinë që dalin përmes televizorit, ata e dinë se çka është zori", tha Kumrije Memeti, kryefamiljare.

Siç rrëfen nëna Kumrija, fëmijët ndjehen më të mërzitur nga gjendja momentale e familjes. Ndërkohë Majlinda, Mensuri, Mesuti dhe Mahsuni çdo ditë luten që një ditë të kenë një dhomë të tyren ku bashkë do të mësonin dhe do të kryenin detyrat e shkollës.


Melihate Rustemi

Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 73 223 668

Share This Video


Download

  
Report form