Grupi 3 i shkollës "Sami Frashri" ka triumfuar ndaj 12 ekipeve garuese duke u shpallur fituese i vendit të parë në konkursin "Sipërmarrësit e së nesërmes", organizuar nga "Tirana Business University". Këtij ekipi iu akordua bursa studimi falas pranë këtij institucioni arsimor.
"Ideja ishte vërtet inovatore dhe ja vlen të investohet", u shpre një nga nxënësit e "Samir Frashrit".
Optimus net ishte plani i biznesit i prezantuar nga ky ekip i cili mori votat unanime të jurisë, e përbërë nga njerëz të biznesit dhe sipërmarrjes në vend. Optimus net synon të ofrojë shërbimin e internetit të pandërprerë 24 orë në 24, kryesisht në zonat me terren të vështirë, që aktualisht nuk mbulohen me sinjal.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/