Bisedimet BDI-VMRO pritet të përfundojnë së shpejti

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Grupet negociuese të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së intensivisht janë duke zhvilluar negociatat për harmonizimin e platformave programore të cilat do ti rrumbullakojnë në përputhje me afatet ligjore.

"Jemi në kuadër të afateve ligjore. Grupet negociuse po punojnë në atë që kemi thënë, harmonizimin e platformës dhe krijimit të programit qeveritarë dhe natyrisht edhe veç fillimi i fazës së tretë të ndarjes së resorëve. Për ne është më me rëndësi se si do të konceptohet programi qeveritarë se pavarësisht se kush cilën ministri do e udhëheq, ajo ministri duhet të realizon programin dhe projektet të cilat do të futen në program qeveritarë", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Zëdhënësi i integristëve, Bujar Osmani i hedh poshtë si të pabaza njoftimet për ndarjen e ministrive, përfshirë edhe atë se BDI-ja do të mbajë të njëjtët resorë përveç ministrisë së mbrojtjes të cilën do të zëvendësoj me arsimin, shëndetësinë apo ministrinë e punës dhe politikës sociale.

"Ne jemi koncentruar që të futen gjitha projektet e premtuara para zgjedhjeve në programin e qeverisë, pastaj ndarja e resorëve do të bëhet varësisht prej marrëveshjes të grupeve negociuese. Por, mendoj që është herët në këtë fazë të themi se si do të jetë kjo ndarje. Janë spekulime, janë të pabaza për shkak se deri më tani është biseduar kryesisht në harmonizimin e projekteve", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani me këtë rast përmendi 1081 projektet që subjekti i tij i ka premtuar gjatë fushatës parazgjedhore. Sipas tij janë të kota ministrit po që se nuk arrihet marrëveshje që projektet të inkorporohen në programin qeveritarë dhe të parashikohen mjete buxhetore për realizimin e tyre. Në të kundërtën ato projekte mund të mbesin vetëm në letër. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form