Ambasadori Arvizu apel partive: Punoni bashkarisht, tregoni pjekuri politike

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për t'i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i përcjell partive politike mesazhin: Interesat e vendit mbi ato partiake.
I pranishëm në konferencën "NATO- 20 vjet partneritet për Sigurinë Euroatlantike" që u zhvillua sot paradite në hotel "Tirana" Arvizu kujtoi rrugën e gjatë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO falë vullnetit të shoqërisë por dhe partive për të vendosur interesat e kombit mbi ato partiake. Pikërisht këto interesa duhen vendosur prioritet edhe sot.
"Rruga që Shqipëria ndoqi për të arritur anëtarësimin në NATO ishte e gjatë por ndodhi pasi pasqyronte një dëshirë të të gjithë sektorëve e shoqëri për t'u bashkuar së bashku dhe për t'u ngritur mbi politikat partiake dhe për të kapërcyer linjat partiake për të mirën e vendit. Ajo vlerë e të punuarit bashkarisht pavarësisht dallimeve të thella politike të herë pas hershme për të cuar përpara kauzën e përbashkët e një vendi është një karektistikë domethënëse e të treguarit pjekuri politike. Kjo dëshirë e aftësisë e të vendosurit në fillim nevojat e vendit mbetet e vlefshme slot sa 5 vjet më parë" u shpreh ambasadori i SHBA-së në fjalën e tij në konferencën "NATO- 20 vjet partneritet për Sigurinë Euroatlantike" që u zhvillua në hotel "Tirana".
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form