#rtvora #oranews
QZ u ka bërë apel partive politike të dorëzojnë raportet për financimet gjatë fushatës elektorale.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se vetëm 5 nga 36 parti pjesëmarrëse i kanë dorëzuar raportet.
Hoxha në një deklaratë për mediat theksoi se afati i fundit është data 26 Shtator dhe do merren masa administrative për partitë që do të shkelin ligjin.
Drilona Hoxha: "Deri tani, nga 36 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 5 parti politike. Në zbatim të ligjit ?Për partitë politike? i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin. Brenda datës 26 nëntor audituesit ligjorë duhet të depozitojnë raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore dhe brenda datës 16 dhjetor 2019 raportet e auditimit financiar të partive politike."
Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raportin që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.
Raportet e dorëzuara pranë KQZ-së, do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së, brenda 10 ditëve nga dorrëzimi i tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kqz-apel-partive-politike-dorezoni-raportet-financimet-gjate-fushates-zgjedhore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz