TIRANE -- Vonesa e ambulancës për më shumë se 30 minuta mund të kishte rezultuar tragjike për jetën e një këmbësori, i cili u përplas nga një automjet në zonën e Laprakës. Aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm, pranë rrethrrotullimit të Doganës, kur automjeti tip Benz C-Class me targa.AA 045 HD përplasi këmbësorin që po kalonte rrugën. Këmbësori rreth 70 është plagosur rëndë dhe ka ka marrë dëmtime në kokë
I moshuari, sipas dëshmitarëve ka qendruar i shtrirë për 30 minuta për shkak të mungesës së ndihmës së parë. Policia ka larguar njerëzit kuriozë në rrugë ndërsa ka ndaluar shoferin i cili shkaktoi aksidentin. Më pas i moshuari është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.