A1 Report - Rama: Drejtesia s'do ndalet para imunitetit, reforma kete mandat

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE -- Kryeminsitri i vendit Edi Rama paralajmëron drejtësi të "rreptë" ndaj personave me imunitet brenda viteve të mandatit të parë të qeverisë. Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryesocialisti Rama tha se "dora e drejtësisë" nuk do të ndalet para politikanëve dhe përballë gjyqtarëve të korruptuar.

"Vitet e këtij mandati të parë të qeverisë Rama do të vendosin një standard të ri të drejtësisë. Duhet ta çelim kantierin e ri për të cilin jemi përgatitur, reformën në drejtësi. Shqipëria e të gjithëve që akuzojnë dhe askush që dënohet, s'është Shqipëria që meritojmë dhe që presin partnerët. Ndëshkimi i të pandëshkueshmes është standardi europian që na mungon sot prej shumë vitesh, por s'mund të na mungojë edhe për vite të tjera pa kufi. Vitet e këtij mandati të parë janë për ta vendosur njëherë e mirë këtë standard që dora e drejtësisë të mos ndalet pas atyre të veshur me kostumin e politikës dhe përballë të korruptuarisht të veshur me petkun e drejtësisë", -u shpre kreu i qeverisë.

Në fjalën e tij pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama theksoi se qeveria që ai drejton po arrin të rikthejë besimin jo vetëm tek qytetarët po edhe tek familja e BE. Ai shtoi se falë masave të marra vendi po del nga keqeverisja dhe sheh me optimizëm në rrugën drejt integrimit.

Share This Video


Download

  
Report form