Familja Alimi, jetë në barakë njëdhomëshe me qira

alsatmtv 2015-08-22

Views 13

Muharrem Alimi 42 vjeç, tani më 28 vite jeton me qira në një nga barakat shtetërore në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit. I lodhur nga varfëria dhe kushtet e vështira për jetë ai thotë se bashkë me tre fëmijët dhe bashkëshorten ditët i kalojnë në këtë dhomë të vetme për shkak të pamundësisë për të rikonstruar edhe një tjetër.

"A vetëm këtë dhomë e shfrytëzoni? Po, ajo tjetra është pa rregulluar, e kam shtru një plloçë me të hollat që mu mblodhën në Ramazanin e kaluar edhe ashtu ka mbet, as parket e as kurgjë, banja është e prishtë, bojleri u ka prish, nuk po mbërrij me ndreq, katastrofë.."Me 300 denarë privat çka mundesh me bë, vetëm idare. Momentalisht unë privat punoj në autolarje, një gojë bukë po e nxjerri po më tepër nuk ka. Djemve patikat ju kanë shky, 500 denarë nji palë patika janë, nëse ua blej patikat duhet me i lanë pa bukë, kështu ua sjelli bukën më mir e të tjerat dikush ju ndihmon", tha Muharem Alimi, kryefamiljar.

Kryefamiljari Alimi thotë se e vetmja zgjidhje për tu bërë pronarë i barakës është blerja e saj. Mirëpo gjendja financiare nuk ia lejon një gjë të tillë, andaj edhe bën apel për ndihmë.

"Ka shanse, është e shtetit, 7 mijë uro duhet me ble barakën prej SIZ-it plus çka ka kamatë që nuk është paguar çdo muaj, ato janë mbledh, dmth krejt 10 mijë euro janë me ble me gjithë kamatë vetëm baraka, a toka është e shtetit dhe blihet nga aji euro për një metër katrorë..Unë jam i kënaqur edhe me pak, bile ti kisha pas dy dhoma të mijat që unë kur të ndërrojë jetë tu mbesin fëmijëve, mos të mbesin nëpër rrugë. Po për ju është zgjidhje edhe ta bleni? Ky është problemi se ne nuk kemi mundësi as për ta ble", deklaroi Muharem Alimi, kryefamiljar.

Në këtë varfëri rriten edhe tre fëmijë, vëllezërit Isniu 13 vjeç dhe Amiri 12 vjeçar si dhe motra e tyre Kanita 8 vjeçare. Sikurse bashkëmoshatarët e tyre edhe ata luten për një të ardhme më të mirë dhe fëmijëri më të lumtur. Melihate Rustemi





Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë ne numrin e telefonit"

+389 72 711 745

Muharem Alimi, lagjja Shuto Orizarë, Shkup

Share This Video


Download

  
Report form