ELBASAN -- Shuhet një familje e tërë. Gjatë mëngjesit të së shtunës ndërroi jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet, Edmond Basha, kryefamiljari i cili mbeti i plagosur pas mesnatës së 20 Prillit kur baraka në qytetin e Elbasanit ku jetonte me bashkëshorten dhe djalin 7-vjeçar u përfshi nga flakët duke marrë jetën e tyre.
Ngjarja ndodhi më 21 Prill pak pas mensate, ku ngrohja me dru u bë shkak për përfshirjen e banesës nga flakët e zjarrit duke marrë jetën e Lumturie Bashës, 34 vjeç dhe djalit 7-vjeçar Kristian Basha. Banesa e tyre ishte e ndërtuar me dërrasa çka favorizoi edhe më shumë përhapjen e flakëve. Kryefamilari mbeti i plagosur, ndërsa 20 ditë pas ngjarjes së rëndë gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të marra.
Bluzat e bardha e kishin paralajmëruar gjendjen e rëndë shëndetësore të 34-vjeçarit, ku veç plagëve të marra Edmond Basha kishte kaluar në gjendje shoku.
Baraka e romëve ndodhej në lagjen "Brigada 17 Sulmuese