Avioni në Divjakë, Prokuroria merr në pyetje 2 kontrollorë të Rinasit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Tirane- Gjashtë ditë pas bllokimit të avionit në Divjakë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje 2 kontrollorë të kullës së Kontrollit të Aeroportit të Rinasit, njëri prej tyre shtetasi Erjon Pipero.

Për më shumë se 4 orë e gjysëm Pipero është pyetur nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore lidhur me hyrjet dhe daljet e avionit në Rinas dhe arsyen se pse ai ka lejuar pilotin italian të pilotojë gjysëm ore më tepër në bregdetin shqiptar të Divjakës.
Gazetari ynë, Xhevahir Zhabina,dha detaje lidhur me marrjen në pyetje të kontrollorit.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form