Tirane- Policia merr dëshminë e rojes së një karburanti, në Divjakë i cili ditën që u bllokua avioni deklaroi për Ora News se tre persona i kishin kërkuar të dinin se si shkohej në zonën e plazhit, pikërisht aty ku u ul avioni italian.
E gjitha kishte ndodhur vetëm një orë e gjysëm para se të mësohej për bllokimin e avionit. Në një lidhje telefonike edhe sot për Ora News dëshmitari i tha gazetarit Patrik Sadikaj të gjithë atë cfarë kishte parë atë ditë dhe që ia kishte dëshmuar policisë ditën e djeshme
"Një makinë luksoze ku udhëtonin tre persona i është afruar pikës së karburantit. Kujtova se donin të mbushnin makinën me karburant por në të vërtetë më nxorrën një hartë dhe më kërkuan të dinin se s'I shkohej në zonën e rërës. Ai I përshkruan tre personat si tre persona që flisnin shqip dhe që ishin të shkolluar"
Më 10 maj policia parandaloi një tentativë trafiku droge nga ajri drejt Italisë duke bllokuar një avion, ndaluar pilotin italian Giorgi Riformato si dhe transportuesin e 460 kg droge, Sajmir Bajramin.