Kuçi: Kompanitë e vendit nuk trajtohen sikur të huajat

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Kompanitë vendore, nuk kanë trajtimin e njëjtë sikur ato të huajat. Ato jo rrallëherë gjenden nën hijen e firmave të mëdha nga jashtë që vijnë për të investuar në Maqedoni. Ky ishte konstatimi i përfaqësuesve të Odave ekonomike nga Maqedonia të cilët thonë se shteti më shumë i privilegjon firmat e huaja, madje edhe kur kanë kërkesa absurde, kurse firmat vendore rrallëherë gëzojnë lehtësime për të zhvilluar biznesin.

"Investitorët e huaj janë si të thuash të privilegjuar. Ne kemi shembullin konkret kur vije ndonjë investitorë, pa marrë parasysh sa është i madh ai se edhe të vegjlit kur bëhen një grup bëhen shumë më të mëdhenj se ai një i madh që është, ngrihet në këmbë e gjithë qeveria të themi dhe mundohet të bëjë edhe të pamundurën që të sigurohet që ai investitor të jetë i kënaqur me gjithë kërkesat irracionale që shpesh i kanë. Ne nuk duam irracionalitet, ne duam diçka praktike, diçka që është e barabartë dhe diçka që do të rezultojë me atë çka e nënkupton klimë pozitive ekonomike për të ushtruar veprimtari ashtu siç proklamon edhe qeveria", tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së.

Ndërkohë ministri i ekonomisë Valon Saraçini tha se ligji është i barabartë për të gjithë dhe si i tillë nuk mund të bëjë dallime mes investuesve.

"Nga aspekti ligjor nuk ka kurrfarë pengesash ligjore që në njërën anë favorizojnë investimet e huaja kurse në anën tjetër anashkalojnë investimet vendore. Ligji është i barabartë për të gjithë. Në reformat e ministrisë së ekonomisë , mund të shihet qartë se çdo investitorë vendor mund të përfitojë dhe të shfrytëzojë benefitet dhe përfitimet që kanë edhe investitorët e huaj", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Saraçini tha se kompanitë vendore duhet të zhvillojnë shprehi bashkëpunimi më të thellë me firmat e huaja investuese në mënyrë që të arrijnë sukses dhe përfitime. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS